Një mërgimtari nga Zvicra i cili sapo është kthyer në vendindjen e tij në Pejë u ballafaqua me një tragjedi ku i është rrezikuar jeta së bashku me familjen e tij.
L.Z ka rrëfyer për Insajderin se si nga konflikti që familja e L.Z kishte me një familje shqiptare në Zvicër përfundoi me tentimin për djegien e shtëpisë ku siç thotë mërgimtari e gjitha ishte shenjë hakmarrje.
“Unë kam pas problem me familjen M. ne Zvicer, si shenjë hakmarrje familjaret kanë tentu me më djeg me familje”.
Ai po ashtu tregoi se rastin e ka denoncuar në polici së bashku me videon të cilën e posedon ku shihet djegia e veturës por që nga policia u injorua duke i thënë ejani mbas dy ore.