Kooperativa Nacionale për magazinimin e mbeturinave nukleare (Nagra) ka rënë në hall me autoritetet lokale të regjioneve të caktuara lidhur me depozitimin e mbeturinave në fjalë. Kështu, një letër interne, tashmë e publikuar e Nagra-s po e vështirëson punën e saj me regjionet që preken.
Konferencat regjionale të Nagra-s në regjionet e caktuara po përballen me reagime të ndryshme lidhur me depozitimin.
Konferenca Südranden e bie në pikëpyetje të gjithë procedurën. Ndërsa në Cyrihun veriperëndimor është trandur besimi. Për këtë arsye konferenca e atjeshme ka kërkuar një sqarim me shkrim nga Enti Federal për Energji.
Regjioni i Jura-s lindore ruan maturinë por megjithatë ka vërejtje për komunikimin nga ana e Nagra-s lidhur me këtë temë.
Letra e Nagra-s ka përmendur si pika të fundit ku mendohet të depozitohen mbeturinat e centraleve atomike regjionet si Jura lindore dhe Zürcher Weinland.