Propozimi (projektligji) i publikuar dje i Këshillit Federal lidhur me zbatimin e Iniciativës kundër Migrimit Masiv ka shkaktuar reagime të ndryshme brenda spektrit politik të vendit.
Ajo që ka qenë autore e iniciativës, SVP/UDC e ka quajtur veprimin e qeverisë për jetësimin e iniciativës si veprim të kryer „me gjysmë zemre”. Kështu, kryetari i kësaj partie, Toni Brunner ka thënë se Këshilli Federal „nuk ëshë duke ditur çfarë po dëshiron. Ndonëse po shprehet se dëshiron ta jetësojë iniciativën, ai (Këshilli) ia mundëson BE-së të drejtën e Vetos. Këtë e bën duke theksuar se ne tash duhet të ulemi bashkë me BE-në dhe në rast se ata nuk pajtohen, ne na duhet që edhe një herë t`i përshtatim qëndrimet tona të brendshme politike me ta.”
Ndërsa partia e dytë më e madhe, SP/PS thotë se vendimtare këtu është ajo se do të negociohet me BE-në. „Ky vendim përbën rrugëen e vetme të mundshme”, ka thënë kryetari i kësaj partie, Christian Levrat. Sipas tij, zgjidhja mund të gjendet vetëm me dhe assesi pa BE-në.
Nga ana tjetër SP/PS ka kritikuar kohën e gjatë që i është dashr qeverisë për të marrë një vendim të tillë.
Të Gjelbrit, qëndrimin e Këshllit Federal e quajnë „Kuti të zezë” ndërsa CVP/PDC e konsidron Këshillin „të paguximshëm”.
Shoqatat ekonimike ankohen se teksti i iniciativës do të zbatohet në mënyrë tepër rigoroze ndërsa Federta e Sindikatave Zvicerane do të dëshironte propozime më të qarta për atë se si do të stimulohet fuqia punëtore e vendit.