“Të vish në derën e shtëpisë tënde dhe të presësh mbi dy orë, është turpi më i madh që mund të ekzistojë. Si çdo vit, edhe pas premtimeve të shumta që bëjnë politikanët se procedurat janë thjeshtësuar, përsëri mërgimtarët që duan t`i kalojnë pushimet në vendlindje maltretohen nga po ato njerëz, të cilët premtojnë dhe qëndrojnë nëpër pushtete, për t`i maltretuar në këtë formë”, ka shkruar Fadil Asani, veprimtar në Zvicër.
Ai gjithashtu ka kërkuar përgjegjësi nga zv. ministri i sektorit të Policisë, Agim Nuhiu dhe ministrit të Diasporës, Edmond Ademi. Lidhur me këtë Asani thotë: “Si qytetar i thjeshtë ftoj z. Agim Nuhiun dhe ministrin e Diasporës, z. Edmond Ademi, që të dalin në kufi dhe të shohin vetë se si maltretohen me pritje mërgimtarët, të cilët qëllim të vetëm çmalljen me familjarë, miq e shokë“.
“Falemenderit për pritjen që na bëni. Thjesht, `turpi s’ka brina` thotë një fjalë jona e vjetër”, ka shkruar me ironi Asani, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe albinfo.ch ka mësuar se pritjet kanë qenë të gjata, në disa raste edhe mbi 5 orë.