Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë në dalje janë krijuar kolona me pritje të gjata.
Informacionet e ditës se sotme të orës 11:30 flasin se në Merdare në dalje kolona është e gjatë dhe pritja e cila zgjate rreth 4 orë.
Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret që të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare.
„T’i shfrytëzojnë pikë kalimin-kufitar Mutivodë në drejtim të fshatit Keqekoll ku nuk ka pritje fare, përveç kohëzgjatjes normale prej 10-15 minutave”, thuhet në njoftim të policisë së Kosovës.
Mediat në Prishtinë bëjnë të ditur se kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe.