Skip to content

Pritje të gjata deri në dy orë në Merdar

Pas pushimeve në Kosovë, shumë bashkatdhetarët po kthehen në vendet nga kanë ardhur, ata sot në vendkalimin kufitar Kosovë- Serbi, në Merdar, po presin deri në dy orë për ta lëshuar Kosovën, ndërsa për të hyrë në Republikën e Kosovës pritjet janë deri në 30 minuta, përcjell albinfo.ch. Shkaktar i pritjeve të bashkatdhetarëve tanë, sipas […]

Pas pushimeve në Kosovë, shumë bashkatdhetarët po kthehen në vendet nga kanë ardhur, ata sot në vendkalimin kufitar Kosovë- Serbi, në Merdar, po presin deri në dy orë për ta lëshuar Kosovën, ndërsa për të hyrë në Republikën e Kosovës pritjet janë deri në 30 minuta, përcjell albinfo.ch.

Shkaktar i pritjeve të bashkatdhetarëve tanë, sipas burimeve të gazetallapi. com, janë autoritetet serbe që edhe sot po punojnë me kapacitete jo të plota dhe shihet një neglizhencë e madhe e autoriteteve kuftare të Serbisë.

Ndryshe bashkatdhetarët që po hyjnë në Kosovë nuk po paguajnë për Kartonin e gjelbër, pasi që Qeveria e Kosovës i ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet. /Albinfo.ch