Si gjithmonë me ardhjen e mërgimtarëve krijohen kolona të gjata. Kështu po ndodh edhe tani.
Njëri nga mërgimtarët ka bërë të ditur se pritjet në kufirin Kroaci-Serbi janë deri në katër orë, shkruan “Indeksonline”.
Një gjendje e tillë është edhe në pikat kufitare me Kosovën, ku në Merdare pritja është 3 orë, përcjell albinfo.ch.
Në Vërmicë, hyrja në këtë pikë është 20 minuta ndërsa në dalje është 1 orë, ku kolona është 50-60 metra në hyrje.
Ndërsa, në Merdare kolona në hyrje është 1000 metra, ndërsa në dalje është vetëm 10 metra.
Edhe të Dheu i Bardh kolonat janë të gjata, në hyrje nga 200-300 m ndërsa në dalje 10 m. Në këtë pikë kufitare edhe pritja në hyrjë është e gjatë rreth 120 minuta.
Për më shumë shih videon e kolonës e cila është shkaktuar nga pritja e gjatë në Kroaci-Serbi: