Mediat maqedonase shkruajnë se nga mbrëmë pati pritje në kufirin në Bllacë, krahas fluksit të madh të qytetarëve, si pasojë e rënies së sistemit elektronik për kontrollim të udhëtarëve, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se përpjekje për ta rregulluar ishin të vështira dhe zgjatë shumë orë. Si rezultat regjistrimi i udhëtarëve është bërë në mënyrë manuale.
Përveç se në kufirin e Bllacës, sistemi elektronik ka rënë edhe në Bellanoc dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.