Pushimet e pranverës shumica e mërgimtarëve zgjedhin t‘i kalojnë në vendlindje. Për këtë arsye po shkaktohen edhe kolona e pritje të gjata në pikat kufitare.
Në Merdar pritja është më shumë se 2 orë, raporton gazetari i albinfo.ch, Arben Xhinaj.
Ndërsa Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se te Dheu i Bardhë pritja është 30 deri në 50 minuta.
Foto: Albinfo.ch

