Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë edhe gjatë orëve të mëngjesit së të shtunës vazhdon të ketë fluks të automjeteve dhe pritje të bashkatdhetarëve, të cilët po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore pas pushimeve në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Referuar Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës, pritje të gjata ka te dalja në pikën Merdar, 80-100 minuta. Kolona në këtë pikë është 500 metra.
Pritjet në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë deri në një orë, ndërkaq kolona 300 metra.
Ndërkaq, pritjet në pikat e tjera kufitare janë deri në pesë minuta.