Një numër i madh i mërgimtarëve kanë qëndruar për festat e fundvitit në Kosovë.
Si gjithmonë janë krijuar kolonat për të dalë, derisa para fillimit të vitit kishte kolona në hyrje, shkruan albinfo.ch.
Kolona e automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare është 1000 metra e gjatë në dalje.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit qytetarët në këtë pikë kufitare presin 2 orë për të dalë nga territori i Kosovës, derisa ata që hynë në Kosovë nuk presin më shumë se dhjetë minuta.
Ndërkaq, tek pika tjetër kufitare që lidh Kosovën me Serbinë gjegjësisht te Dheu i Bardhë kolona është 450 metërshe, dhe për të dalë nga kjo pikë pritjet janë deri në 90 minuta.