Hekurudhat Federale të Zvicrës (SBB) po vazhdon të shqyrtojë futjen e një treni të drejtpërdrejtë nga Bazeli në Londër, sipas Philipp Mäder, kreu i transportit ndërkombëtar të pasagjerëve të SBB-së, përcjell albinfo.ch.
Duke folur në konferencën e Shoqatës Zvicerane të Udhëtimit javën e kaluar, Mäder konfirmoi se një tren nga Bazeli që do të arrinte në Londër për rreth pesë orë nëpërmjet Eurotunelit është ende duke u shqyrtuar, siç u njoftua fillimisht në maj.