Është bërë e ditur se policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për veprën “Vrasje e rëndë në tentativë”, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit, thuhet se i dyshuari ka tentuar të vrasë katër persona.
Viktimat kanë marrë tretman mjekësor në QKUK, prej ku edhe janë liruar.
“Prishtinë 23.05.2020
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të përfshirjes në rast dhe lëndimit të katër personave. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor në QKUK dhe më pas janë liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Albinfo.ch