Në kryeqytetin e Kosovës është hapur qendra e votimit në Fakultetin Filologjik, ku të drejtë vote kanë rreth 9700 votues, ndërkaq numri i vendvotimeve është 11.
Në Prishtinë numri i qytetarëve me të drejtë vote është mbi 212 mijë, në 54 qendra të votimit dhe 258 vendvotime teksa është një qendër votimi me kusht, me shtatë vendvotime.
Në zgjedhjet e vitit 2021, numri i votuesve të regjistruar ka qenë 185 mijë e 635 ndërsa pjesëmarrja në votime: 60.77%
Menaxheri Emanuel Xhurekaj, ka thënë se gjithçka është gati për fillimin e procesit zgjedhor.
“Gjithçka është gati, materialet kanë ardhur me kohë. Materiali nga KQZ ka mbërritur rreth orës 05:30. Disa salla kanë mungesë komisionarësh; për këtë është njoftuar KQZ-ja dhe janë në proces të zëvendësimit. Mund të fillojmë”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Në këtë qendër të votimit janë 12 vendvotime. Aty kanë ardhur edhe ekipi i vëzhguesve të Bashkimit Evropian.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.