Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për dy vdekje në rrethana të dyshimta.
Njëri rast ka ndodhur në rrugën ‘Fahri Fazliu’, teksa në rrugë është gjetur i shtrirë viktima i gjinisë mashkullore, nga ku i njëjti është dërguar në emergjencë, ku edhe ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion.
Ndërsa në rastin e dytë është raportuar se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, shkruan Lajmi.net, përcjell Albinfo.ch.