Prishtina është zgjedhur si “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një postim në Facebook.
Ai u shpreh i lumtur me arritjen e këtij suksesi të madh për Prishtinën, transmeton Albinfo.ch.
Mes tjerash, kryetari Rama tha se ky titull është katalizator, i cili i nevojitet Prishtinës për të kthyer fokusin te rëndësia e sportit në shoqëri për një të ardhme më të ndritshme e më të shëndetshme.
Në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel, bashk<span;>ë me Ramën, të pranishëm ishin edhe Drejtori për Sport, Granit Rugova, dhe skitarja e parë nga Kosova që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, Kiana Kryeziu./Albinfo.ch