Flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vendosur sot në shumë vende të Prishtinës.
Në sheshet, por edhe në rrugët e kryeqytetit tashmë janë vendosur flamujt e aleatit më të madh të Kosovës.
Kosovapress mëson se flamujt janë vendosur me urdhër të Qeverisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Nga komuna e Prishtinës bëhet e ditur se ata i kanë vendosur ndërmarrja Hortikultura me kërkesë të protokollit të shtetit.
Arsyeja për mbulimin e shesheve të Prishtinës me flamuj të Amerikës është përkrahja e ShBA-ve për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Kosova ka paralajmëruar formimin e ushtrisë më 14 dhjetor (të premten) dhe deri më tani pro këtij vendimi ka dal vetëm ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett.
