Klubi i Futbollit më i trofeshëm në Kosovë, KF Prishtina sonte do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në fazën para-kualifikuese për Ligën e Evropës ndaj St Joseph’s.
Para publikut të vetë ekipi nga kryeqyteti i Kosovës nuk mundi të arrite më shumë se një barazim 1:1, që është rezultat zhgënjyese pasi goli si mysafir në këto gara ka shumë vlerë, përcjell albinfo.ch/
Prishtina në këtë ndeshje do të ketë mungesa në fazën e sulmit, pasi mungojnë sulmuesit Alban Shillova dhe Ahmed Jonuzi, por nuk dihet ende nëse Basid Khalid do të jetë në gjendje të luajë.
Ndeshja fillon prej orës 17:45.