Në kuadër të festivalit Sunny Hill, është lansuar një video që njëherësh promovon edhe kryeqytetin e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Sunny Hill Festival këtë vit pritet të mbahet në data 2, 3 dhe 4 gusht në Prishtinë.
“Vendi me popullsinë më të re organizon një ndër festivalet më të mira të muzikës në Europë”, kanë shkruar organizatorët, teksa u kanë bërë thirrje edhe shtetasve të huaj që ta vizitojnë Kosovën.
Këtë vit pritet të përformojnë edhe artistët e famshëm botërorë, si Miley Cyrus, Calvin Harris, si dhe këngëtari me prejardhje shqiptare, Gashi.