Rrugët e Dardanisë në Prishtinë kanë filluar të marrin pamje tjetër me shtigjet e biçikletave, shkruan albinfo.ch.
Në foton më poshtë duken shtigjet e reja të biçikletave që përfunduan në lagjen Dardania dhe që do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të qytetit, shkruan tutje albinfo.ch.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar shtigjet për herë të parë filuan nga lagjja ‘Dardania”, e do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të qytetit
“Kështu do të duken shtigjet e reja të biçikletave që fillojnë në Dardani e do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera. Do të ketë barriera fizike në mes të shtegut dhe rrugës për automjete”, ka shkruar Ahmeti.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mandat si kryetar i kryeqytetit deri në fund të vitit 2021, kur dhe do të mbahen zgjedhjet lokale. /Albinfo.ch