Ora 24:00 ka shënuar ardhjen e vitit 2020 në Kosovë.
Ndërrimi i moteve në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, është shënuar me ndezjen e shumë fishekzjarrëve, të cilët ndriçuan qiellin e Prishtinës, shkruajnë mediat vendore.
Shumë qytetarë kanë zgjedhur që ndërrimin e moteve ta kalojnë në sheshet e Prishtinës, për ta përjetuar më ndryshe fillimin e vitit 2020, përcjell albinfo.ch.
Komuna e Prishtinës ka organizuar disa aktivitete, derisa për dallim nga vitet e kaluara, sheshi po shkëlqen, duke u dalluar nga vitet e mëparshme, që nuk e ka pasur shkëlqimin e duhur.
Ndryshe në disa qytete të Kosovës është ndërprerë energjia elektrike.