Fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtinës ka fituar edhe Super kupën Kosovë-Diasporë pasi ka mundur pas penaltive skuadrën nga diaspora AKV Bardhosh Gërvalla.
Ndeshja u mbyll pa gola edhe pse të dyja ekipet patën raste për shënim. Por në ekzekutimin e penalltive më të sakt u treguan futbollistët e Prishtinës duke shënuar fitore 4:2.
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, tha se të dyja skuadrat treguan një lojë të mirë dhe janë munduar të japin më të mirën e tyre. Ai shtoi se kjo isht më shumë një ndeshje feste.
Ermal Gashi, kapiteni i AKV Bardhosh Gërvalla ka vlerësuar ndeshjen si interesante, ndonëse në kohën e rregullt nuk pati asnjë gol