Një rast çrregullimi jashtëzakonisht i madh ka bërë që të hënën në mbrëmje të dalin jashtë linjës disa shërbime të grupit Facebook, shkruajnë mediat botërore.
Përveç platformës aktuale të Facebook, po ashtu edhe shërbimet e bisedave si Whatsapp dhe Instagram ishin dhe vazhdojnë të jenë të paarritshme për shumë përdorues, tregojnë mesazhet e gabimit në faqet e internetit si Downdetector etj.
Po kjo vlen për shërbimet në fjalë edhe në Zvicër, njofton albinfo.ch.
Një zëdhënës i Facebook-ut ka kërkuar falje përmes Twitter-it dhe ka siguruar se rrjeti online ishte duke punuar për të rregulluar lidhjen.
Shkaqet e problemeve janë ende të panjohura.