Ngjarja kishte ndodhur në korrik 2013 në Spreitenbach AG, kur djaloshi kishte rënë nga vetura e tipit JEEP nga dera e pasme e bagazhit dhe ishte shtypur nga vetura tjetër në lëvizje. Djaloshi katërvjeçar vdiq në vendin e aksidentit.
Zyra e Prokurorit të Baden-it kishte iniciuar procedurën vijuese për vrasje të pavullnetshme. Procesi ishte drejtuar kundër prindërve, të cilët ishin në veturë, si dhe kundër shoferit, i cili kishte shtypur fëmijën.
Prindërit ishin prekur aq thellë nga humbja tragjike e fëmijës së tyre, derisa prokurori në Baden e konsideron çdo dënim të papërshtatshëm, thuhet në një vendim të prokurorisë në Aargau.
Si erdhi të hapet dera e pasme e Jeep-it nuk mund të përcaktohet sipas prokurorëve. Hetimet zbuluan se katërvjeçari, i cili ishte ulur në pjesën e prapme të makinës, nuk ka qenë siguruar mirë në një vend të caktuar të sigurt për fëmijët.
Prokuroria ka liruar nga akuza edhe shtetasin zviceran 60-vjeçar, i cili shkeli me veturë djaloshin shqiptar.
Po ashtu është konstatuar se nuk ishte një rrotë rezervë në derën e pasme të makinës së veturës që ishte aksidentuar djaloshi katërvjeçar. Përveç kësaj, dritaret e pasme ishin të ngjyrosura me të zi.
Zvicerani me veturën që kishte shtupur fëmijën nuk ka pasur mundësi ta vërejë nëse ka pasur një fëmijë në karriget e pasme të makinës.
Prandaj ishte e pamundur të parashikonte që fëmija mund të hapë derën e pasme të veturës.
Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Bernë nuk është mundur të përcaktohet përfundimisht nëse djali katërvjeçar vdiq nga pasojat e rënies nga makina – apo nga vdekja e shkaktuar nga shtypja e automjetit në vijim.