Shqiptarët nuk largohen nga Kosova vetëm për të punuar. Ata janë shumë të suksesshëm në vendet ku jetojnë, derisa në Londër, nxënësit me prejardhje nga Kosova kanë ndihmuar në përmirësimin e rezultateve shkollore, shkruan “independent.co.uk”.
Kështu është shprehur ish-sekretari shtetëror për Edukim, Michael Gove, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se Londra ka përfituar nga diversiteti i popullatës së saj. Ai ka shtuar se fëmijët e emigranteve kaë ndihmuar në përmirësimin e rezultateve shkollore. Gove ka theksuar këtu fëmijët që vijnë nga Kosova dhe nga Somalia.
“Prindërit presin shumë nga fëmijët e tyre. Kjo ndodh me ata prindër që vijnë nga Kosova dhe Somalia”, është shprehur Gove.
“Këta nxënës kanë ndihmuar në përmirësimin e rezultateve shkollore. Prindërit e tyre presin shumë nga këta fëmijë”, ka shtuar ai.