Kanton Schwyz po bën përpjekje të sjell nën kontroll të rinjtë e padëgjueshëm nëpër shkolla.
“Të rinjtë janë problematik, vjedhin shokët e tyre, dhe po bëhen të dhunshëm. Gjithnjë e më shumë të rinjtë kanë probleme me jetën sociale”, ka deklaruar Felix Hof, përgjegjës në Këshillimoren për Çështje Sociale në Rapperswil.
Tashmë një grup pune në Schwyz, i përbërë nga politikanë të majtë dhe të djathtë ka paraqitur tri kërkesa në parlamentin kantonal.
E para, prindërit duhet të detyrohen të merren me problemet e fëmijëve të tyre. Në rast se refuzojnë, atëherë do të dënohen deri 1000 franga.
E dyta, edhe prindërit e fëmijëve të rritur, të cilët ndjekin shkollat zanat, do të njoftohen nëse fëmija i tyre është i dhunshëm dhe ka braktisur shkollën.
Dhe e treta, shkolla e mëparshme duhet të ofrojë informacione për nxënësit problematik, të cilët vijojnë mësimin në ciklin tjetër arsimor.