Fruthi ka shqetësuar shumë vende evropiane, që janë duke bërë çmos për të zhdukur, derisa është i pranishëm sidomos te fëmijët.
Gjermania është duke shqyrtuar mundësinë që t’i dënoj prindërit nëse nuk i vaksinojnë fëmijët me vaksina kundër fruthit, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave gjermane, 2 mijë e 500 euro parashihet të jetë gjoba sipas një draft legjislacioni nga ministri i Shëndetësisë së shtetit.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë se dëshiron të çrrënjos fruthin.
“Secili fëmijë që shkon në kopsht apo shkollë duhet të jetë i vaksinuar kundër fruthit”, ka deklaruar Jens Spahn.
Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se prindërit duhet ta shpalosin vërtetimin se fëmija i tyre është i vaksinuar kundër këtij virusi.