Në kushte normale, priftërinjtë katolikë i shpallin martesat, por, zakonisht të huajat. Ndryshe ka vepruar prifti me emrin Vito Lombardi nga Sicilia dhe ka shokuar besimtarët e tij.
“Kjo është mesha ime e fundit. Unë e dashuroj një grua dhe për pak muaj do të bëhem baba”, ka thënë prifti 33 vjeçar kumtin e tij solemn në famullinë e tij në Trapani të ishullit italian të Sicilisë, siç raportojnë gazetat lokale.
Sipas botimit vendor për Palermo të gazetës “La Republica”, lidhja dashurore e priftit po vazhdonte prej kohësh. Por ai kishte pritur lajmin për shtatzëninë e partneres për ta shpallur në mënyrë spektakolare martesën e tij.
Një gazetë tjetër, “Giornale di Siclia” ka shkruar se, para se të njoftonte besimtarët e tij, Lombardo i kishte vënë edhe Vatikanin në dijeni për planet e tij martesore.