Festivali Ndërkombëtar i Filmit “PriFest” nesër pritet të “udhëtojë” drejt Gjakovës, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të këtij festivali, në Parkun kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë do të shfaqen dy filma.
“PriFest – Prishtina International Film Festival do të jetë në Gjakovë në datat 25/26 korrik për të shfaqur filmin fitues të festivalit “Streha mes reve”, në regji të Robert Budinës, fitues i trefishtë këtë vit “Filmi më i mirë”, “Aktorja më e mirë” Irena Cahani dhe “Aktori më i mirë” Arben Bajraktaraj, kanë njoftuar organizatorët.
Filmi shfaqet më 26 korrik, në orën 21:00, në Parkun kulturor “Ali Podrimja”.
Kurse më 25 korrik në po të njëjtin vend nga ora 21:00 shfaqet filmi “Delegacioni”, në regji të Bujar Alimanit.
Siç kanë njoftuar organizatorët, pas filmave do të ketë party me muzikë elektronike nga DJ.