Skip to content

Prezantuesja largohet nga puna për shkak të “shokut bukurosh”

Një prezantuese në një televizion në Kuvajt është pushuar nga puna pasi bëri një batutë në lidhje me pamjen e jashtme të kolegut të saj. Në një emision mbi zgjedhjet vendore në Kuvajt, duke i kaluar linjën kolegut të saj, ajo i tha të mos i rregullonte më kufjet pasi ishte i bukur ashtu siç […]

Një prezantuese në një televizion në Kuvajt është pushuar nga puna pasi bëri një batutë në lidhje me pamjen e jashtme të kolegut të saj.

Në një emision mbi zgjedhjet vendore në Kuvajt, duke i kaluar linjën kolegut të saj, ajo i tha të mos i rregullonte më kufjet pasi ishte i bukur ashtu siç ishte, përcjell albinfo.ch.

Videoja e kësaj batute u shpërnda nëpër rrjetet sociale dhe tërboi autoritetet. Kryeministri i Kuvajtit, Mohammad Al Hayef i shkroi në Twitter ministrit të Informacionit, duke i kërkuar që të merrte masa ndaj prezantueses.

Prezantuesja u pezullua dhe tani po hetohet incidenti.