Raportohet se një shtetas i Turqisë është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:10 në aeroportin e Prishtinës, njofton albinfo.ch.
Policia ka njoftuar se i njëjti kishte prezantuar leje qëndrimi të Belgjikës që dyshohej se ishte e falsifikuar.
Rasti është inicuar si falsifikim i dokumentit
“Aeroporti i Prishtinës, 24.08.2022-20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimin e Belgjikës që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Albinfo.ch