Qeveria e Zvicrës e ka prezantuar fotografinë e saj të re për këtë vit. Kësaj here, fotografia grupore e tregon qeverinë (Këshillin Federal) duke qëndruar para sallës së mbledhjeve në pallatin federal.
Fotografia kësaj nradhe është aranzhuar nga presidenti i ri, njëherësh ministër i mbrojtjes, Ueli Maurer. Vetëm Maurer ka preferuar që për fotografinë zyrtare vjetore të bëjë kombinim “patriotik” ngjyrash në kravatën e tij bardh-kuq dhe të vendosë një kryq zviceran në jakë. Ministrat tjerë kanë zgjedhur ngjyra të errëta dhe që nuk bien në sy, për kostumet e tyre.
Fotografinë zyrtare e ka realizuar Ulrich Liechti nga Qendra për Mediet Elektronike në kuadrin e departamentit të mbrojtjes, që udhüehiqet nga Ueli Maurer.
Fotografia zyrtare vjetore e Qeverisë Federale të Zvicrës është shtypur në një tirazh prej 60 mijë copësh.