Në qytetin Weinfelden të Zvicrës u prezantuan vlerat kulturore shqiptare në Festën e kombeve, shkruan albinfo.ch.
Më 28.08.2022 në Weinfelden është organizuar Festa e kombeve, ku ansambli “Drita” me grupin e valltarëve të vegjël nga Zvicra përfaqësuan vlerat e mirëfillta kulturore me veshjet e tyre kombëtare në emër të Kosovës dhe Shqipërisë.
Po ashtu, mërgimtari Anton Berisha, së bashku me familje kishin përgatitur ushqime tradicionale për 300 persona.
E veçanta e kësaj feste ishin veshjet kombëtare të rajoneve të ndryshme të Kosovës, me theks të veçantë veshja e Dukagjinit.
Haradin Gashi, nga ansambli “Drita”, ka vite të tëra që e menaxhon këtë ansambël dhe në çdo festë organizon grupet e valltarëve shqiptarë në shtetin e Zvicrës. /Albinfo.ch




