Përfaqësuesit nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Turqia, Bullgaria dhe Greqia, po i prezantojnë në Prishtinë produktet e tyre turistike, në kuadër të guides vera 2013. Ky prezantim po bëhet në kuadër të edicionin e 10-të të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, Udhëtimeve dhe Gastronomisë që po mbahen në Pallatin e Rinisë.
Ky panair u organizua nga CEO – Congress & Event Organization, ndërsa pjesëmarrësit e vlerësuan si mundësi të mirë për prezantimin e ofertave të vendeve tjera, por edhe përurimin e turizmit dhe arsimit vendor.
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, tha se përmes promovimit të vlerave të përbashkëta turistike realizohen edhe kontakte e miqësi mes njerëzve dhe turistëve të vendeve tona.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë gjithnjë në mbështetje të zhvillimit dhe bashkëpunimit mes vendeve tona në fushën e turizmit, sepse turizmi është shndërruar në industri të zhvillimit ekonomik që sjell të ardhurat tona kombëtare”, tha ai, raporton MTI.
Majlinda Lami nga Ministria e Turizmit së Shqipërisë, tha se tregu i vizitorëve nga Kosova radhitet i pari për numrin e turistëve që shkojnë në Shqipëri.
”Konsolidimi i ardhjeve nga Kosova do të nxisë dhe do të rrisë shkëmbimet e ndërsjella turistike midis Kosovës dhe Shqipërisë. Ne tashmë jemi pjesë e projekteve të përbashkëta, siç është “Majat e Ballkanit”. Desha të theksoj se në vitin 2012 numri i vizitorëve nga Kosova ka pjesën më të madhe të turistëve që vijnë në Shqipëri. Pra nga 4 milionë e 600 mijë që janë numri i turistëve, gati 2 milionë janë pushues nga Kosova”, tha ajo.
Gjithashtu edhe Komuna e Ulqinit prezantoi ofertat turistike për këtë vit. Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu, tha se brenda këtij viti janë përmirësuar shumë kushte në infrastrukturë.
Panairi i Edukimit edhe këtë vit do të vazhdojë të luaj rol të veçantë në promovimin e mundësive për arsim në degë të shumta, universitete dhe vende të ndryshme. Në këtë panair po marrin shumë universitete evropiane.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në fushën e arsimit vlerësuan se prezantimi i ofertave arsimore do t’iu shërbejë studentëve të përcaktohen rreth studimeve të tyre. Pjesëmarrës në panair janë edhe Agjencia e Akreditimit të Kosovës të cilët do t’i njoftojnë nxënësit mbi universitetet e akredituara në vend.
Panairet do të qëndrojnë të hapura deri më 19 prill nga ora 10:00 deri në 18:00.