Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar John Kerry, të Dërguarin e Posaçëm Presidencial të Shteteve të Bashkuara për çështje klimatike dhe ish-Sekretar i Shtetit, përcjell albinfo.ch.
Osmani këtë e bëri të ditur përmes platformës X, ku ndër të tjera shkruan se me Kerryn kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë.
“Takova ish-sekretarin Kerry dhe e informova atë për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidershipit të ShBA-së për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm.
Lavdëruam udhëheqjen e tij për klimën dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani.
At #COP28, I met Sec. @JohnKerry & informed him on the latest security developments in 🇽🇰, stressing the importance of 🇺🇸 leadership for lasting peace & stability.
Commended his climate leadership & expressed our readiness to work together to tackle shared challenges. pic.twitter.com/MpeiiA3wWR
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 2, 2023