Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje me theks të veçantë për mërgatën që të regjistrohen, shkruan albinfo.ch.
Kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë për t’u regjistruar në eKosova për numrin e popullsisë.
“Një lutje për të gjithë qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë: REGJISTROHUNI! Investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit. Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, shprehet, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.