Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim zyrtar presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.
Takimi po mbahet në Presidencë dhe pas përfundimit të tij, dy presidentët pritet të mbajnë një konferencë për media. /albinfo.ch