Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Podogricë, përcjell albinfo.ch.
Osmani gjatë ditës së sotme do të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Evropës Juglindore.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani u është bashkuar krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimi me vendet e rajonit.
“Në këtë Samit, Presidentja Vjosa Osmani u është bashkuar krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për përshpejtimin e perspektivës evropiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.