Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vlerësuar lart kontributin dhe lidhjen e fuqishme të mërgatës shqiptare me atdheun, duke reflektuar mbi pesë vjet takime të vazhdueshme me bashkatdhetarë në të gjitha anët e botës, shkruan albinfo.ch.
Sipas saj, gjatë këtyre viteve sa është presidente e vendit ka zhvilluar qindra takime me diasporën, ndërsa një element ka mbetur i pandryshuar: ngrohtësia dhe dashuria e tyre për Kosovën.
“Për pesë vite me radhë, qindra takime me mërgatën tonë dhe kudo e njëjta ngrohtësi. Në çdo cep të botës, i njëjti mall, e njëjta krenari dhe e njëjta dashuri për Kosovën”, është shprehur Osmani.
Presidentja ka theksuar se mërgata nuk duhet parë si e largët, por si pjesë e pandashme e shtetit dhe shoqërisë kosovare.
“Sepse mërgata jonë nuk është larg… ajo është zemra që rreh për Kosovën, kudo që ndodhet”, ka deklaruar ajo.
Deklarata e saj vjen në vazhdën e angazhimit institucional për pesë vjetë punë si presidente për forcimin e lidhjeve me diasporën, e cila konsiderohet një ndër shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, diplomatik dhe kulturor të vendit./Albinfo.ch
Video – https://www.facebook.com/share/v/1DnUrZyEmK/?mibextid=wwXIfr