Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shënjtë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo e ka quajtur këtë hap të rëndësishëm për Kosovën dhe raportet me Selinë e Shenjtë, përcjell albinfo.ch.
“Pas dy vitesh pune intensive me Selinë e Shenjtë, kam dekretuar formalisht hapjen e Misionit të të Posaçëm Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë. Ky është hap i rëndësishëm për Kosovën dhe raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë”, ka shkruar ajo.