Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, ka udhëtuar për në Bruksel. Në vizitën e parë zyrtare ajo pritet të ketë takime me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian.
Ditën e parë të vizitës ajo pritet të ketë një darkë me komisarin për zgjerim, Shtefan Fule.
Kurse do të takohet edhe me Presidentin e Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy, pastaj me Presidentin e Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek.
Ndërsa para se të kthehet në Kosovë është parashikuar edhe takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.