Është bërë e ditur se Presidentja e Parlamentit zviceran (Këshilli Kombëtar), Isabelle Moret, e shoqëruar nga deputeti Mauro Tuena dhe ambasadori Thomas Kolly, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe, transmeton albinfo.ch.
Moret në një komunikatë për media u shpreh e impresionuar nga forca dhe guximi i familjarëve të të pagjeturve.
Duhet theksuar se delegacioni zviceran gjithashtu u prit nga gratë e veja të kooperativës “Gratë e Krushës”.
Zvicra krenohet me punën e palodhshme të grave të Krushës dhe impresionohet nga cilësia e produkteve të tyre që eksportohen në Zvicër e më gjerë. /Albinfo.ch






