Gjuha shqipe në faqen e Presidencës së Maqedonisë së Veriut më nuk ekziston.
Kjo, pasi është larguar opsioni që shfaq përmbajtjen në gjuhën shqipe dhe e njëjta mund të lexohet vetëm në gjuhën maqedonase.
Ky ndryshim vjen pas zgjedhjes së presidentes së re, Gordana Siljanovska-Davkova, nga VMRO-DPMNE.
Kujtojmë se e gjithë fushata që VMRO zhvilloi në këto zgjedhje ishte antishqiptare, kundër BDI-së dhe ligjeve që avancuan gjuhën, flamurin dhe të arriturat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.