Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar gratë ushtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ajo është shprehur falënderuese për shërbimin e tyre.
“Trimëri! Guxim! Përkushtim! Bashkë me gratë tona në uniformë. Falënderuese për shërbimin e përditshëm për Republikën tonë dhe për të gjithë qytetarët tanë!”, ka shkruar Osmani.
Në Kosovë, Tetë Marsi është shënuar me aktivitete të ndryshme, duke përfshirë edhe marshin e përvitshëm, ku kërkohet drejtësi për gratë e vrara në Kosovë e të drejta të barabarta.