Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Osmani ka njoftuar se kanë diskutuar se si mund ta afrojnë Republikën e Kosovës me Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
“Gjithmonë një kënaqësi e madhe të takohem me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe të diskutojmë se si mund ta afrojmë Republikën e Kosovës me BE-në”, ka shkruar ajo.
Always a great pleasure to meet @EU_Commission President @vonderleyen and discuss how we can bring the Republic of Kosovo closer to the EU. 🇽🇰🇪🇺 pic.twitter.com/w4OPts7VCR
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 3, 2023