Presidentja eKosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike, transmeton albinfo.ch.
Përmes një shkrimi në Facebook, Vjosa Osmani, presidentja e vendit, ka shkruar se Nora Gjakova i ka sjellë dritë Kosovës, në këtë ditë zie.
“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.
Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias, po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi”, ka shkruar Osmani.
“Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!”, tha presidentja.