Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Osmani, e cila ka thënë se kanë festuar jo vetëm guximin dhe përkushtimin e grave dhe burrave me uniformë, por edhe partneritetin e qëndrueshëm mes Kosovës dhe SHBA-së, përcjell albinfo.ch.
“Mbrëmë ishim të ftuar në Marine Ball, ku nderuam përkushtimin, sakrificën dhe angazhimin e palëkundur të grave dhe burrave në uniformë, të cilët po kontribuojnë për paqe në Kosovë dhe kudo në botë”, ka shkruar ajo.
A beautiful evening at the U.S. Marine Corps Birthday Ball.
A night of tradition, friendship, and respect, celebrating not only the courage and commitment of women & men in uniform, but also, the enduring partnership between Kosovo and the U.S. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/IWevlMJZhu
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 5, 2023