Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të ShBA-së, Gabriel Escobar, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se të dy emisarët mbrëmë janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimi ata deklaruan se ndaj Kurtit kanë parashtruar tri kërkesa: qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog.
Kjo vizitë po zhvillohet në një kohë kur situata në veri të Kosovës mbetet ende e tensionuar për shkak të protestave dhe numrit të shtuar të forcave të rendit dhe ligjit.