Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-Presidentin Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë. Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë”, ka shkruar Osmani.