Këtë të premte, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është sulmuar nga një burrë në sheshin e kryeqytetit danez.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar sulmin.
“Sulmi i mbrëmjes së sotme ndaj kryeministres daneze, Mette Frederiksen, në Kopenhagë, është i tmerrshëm. E dënoj ashpër. Dhuna kundër çdo lideri është një sulm ndaj vetë shpirtit të demokracisë. Qëndro i fortë, e dashur Mette!”, ka shkruar Osmani.
Një person është arrestuar për sulmin.